Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten e 23 Marsit, me ç’rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin në Ohër, raporton InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se paraprakisht do të hidhen për votim 3 marrëveshjet ndërkombëtare.
“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim 3 marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar”, shtoi ajo.
Kusari-Lila shtoi se pas votimit të këtyre marrëveshjeve kryeministri Kurti do të raportojë lidhur me takimin në Ohër. /InLajmi/