Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës para gazetarëve foli edhe deputetja nga radhët e PDK-së Blerta Deliu Kodra, raporton InLajmi.
Deliu-Kodra tha se gjatë seancës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për siç ka thënë shkeljet e shumta që i ka bërë në dikasterin që ajo e drejton.
“PDK-ja pret që të enjten ta kemi në rend dite edhe shkarkimin e zonjës Hajdari. Për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, ka thënë ajo.
Më tej ajo ka folur për takimin e Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin evropian, ndërsa theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ka vërejtje lidhur me marrëveshjen sipas propozimit evropian, vërejte këto të cilat do të diskutohen në Kuvend të enjten kur edhe kryeministri Kurti do të raportoj para deputetëve për takimin e 18 marsit. /InLajmi/