Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli komentoi për “Now me Erla Mëhillin” takimin Kurti-Vuçiç në Ohër.
“Çdo gjë që nënshkruhet ajo duhet të implementohet. Është në politikë apo në biznes nuk ka lidhje dhe nëse ajo nuk bëhet humb kredibiliteti i njeriut, në këtë rast i shtetit tonë. Hezitimi në mos implementimin e asaj që është nënshkruar në vitin 2013 e ka bërë Kosovën jo kredibile dhe tani dikush tjetër duhet të marrë masa kundër nesh, Praktikisht, me këtë që u bë në Ohër, u hap një kapitull i ri, kemi shkuar për një pajtim, në të vërtetë nuk ka ndodhur pajtimi, por është hapur edhe një mos pajtim për të krijuar kriza në të ardhmen. Aneksi i cili është shumë i diskutueshëm tani nuk ka asnjë pritshmëri për Kosovën, asgjë të mirë për Kosovën, kurse për Serbinë, po. Serbia e garanton atë që ka synuar, themelimin e asociacionit,” u shpreh Pacolli për Euro News.al.