Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mbase mund të marrin meritat për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet 2 shteteve, duke u dakorduar për një marrëveshje që pritet ta nënshkruajnë më vonë.
Megjithatë për ish-ambasadorin e Shqipërisë, Ramiz Lladrovci, ata u kanë lënë gjeneratave të reja të vendeve të tyre të pazgjidhur nyjën e ujidsë përfundimtare.
“Mosmarrja e vendimit përfundimtar, do të zgjoj orekset e vazhdueshme hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës prej të cilës çdo ditë të zotit duhet të mendojmë si të mbrohemi. Ata fituan të drejtën të kenë ‘vetëmenaxhim’ brenda Kosovës e ne shpresën se nuk do të jetë aq keq sa duket”, u shpreh Lladrovci.
Lladrovci mendon se kryeministri Kurti, i cili sa ishte në opozitë njihej si kundërshtues, e ka pranuar Asociacionin, bile me kompetenca shtesë, shkruan FrontOnline
“Zajednicën e kemi këmbëkryq në Kosovë, për më keq, vetëmenaxhimi i etnisë serbe nënkupton më shumë se asociacion, apo më shumë se termi ‘vetadministrim’. Vetëmenaxhimi është gjithëpërfshirës dhe shumë më i dhembshëm për neve se asociacioni i komunave me shumicë serbe pa të drejta ekzekutive”, tha tutje ai.