Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi dakordimin në Ohër me kryeministrin Albin Kurti, pasi do të bënte “tradhti kombëtare”.
Kryeziu tha se nënshkrimet e tilla janë vetëm ndërshtetërore ato ratifikohen në Kuvend dhe pastaj nis zbatimi i tyre.
“Vuçiq nuk e nënshkruan këtë normë sepse bën tradhti kombëtare. Ai nuk nënshkruan për shkak se nuk e njeh Kosovën. Nënshkrimet bëhen vetëm ndërshtetërore. Nuk bëhen nënshkrimet unilateral sepse ato ratifikohen në parlament dhe pastaj zbatohet”, tha Kryeizu tutje.
Ai ka theksuar se me dakordimin e 2 delegacioneve në Ohër, Serbia s’ka të drejtë ta pengojë sërish Kosovën në rrugën e saj evropiane, shkruan Gazeta10.
“Dakordimi i aneks zbatimi do të zbatohet kështu si është. Kam besim në qeverinë amerikane. Janë disa situata që nuk përfshihen në këtë marrëvshjes, që janë periferike por të rëndësishme. Në bazë të kësaj marrëvshje Serbia nuk ka të drejtë ta pengojë Kosovës në vijat e BE-së, KE-së, në NATO dhe në OKB. Status quo e ka kuptimin, që marrëvshjet e nënshkruara duhet të zbatohen, theksi bie tea to marrëveshje që s’janë zbatuar deri më tani.” tha Kryeziu.