Një tërmet i fortë tronditi Ekuadorin jugor dhe Perunë veriore të shtunën, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke bllokuar të tjerë nën rrënoja, transmeton InLajmi.
Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë goditi rajonin bregdetar Guayas të vendit. Qendra e saj ishte rreth 50 milje në jug të Guayaquil.
12 nga viktimat janë nga shteti bregdetar El Oro dhe 2 nga shteti malor Azuay, tha zyra e presidentit në një deklaratë, shkruan The Guardian.
Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u lënduan nga tërmeti. /InLajmi/