Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci është liruar në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi , përcjell InLajmi.
E pikërisht në këtë datë ka festuar ditëlindjen e vëllait të tij, Fadil Geci, ku me këtë rast familjes Geci u shkoi në vizitë reperi Stresi.
Lajmi u bë i ditur nga djali i Ganiut i cili falënderoi fituesin e “Big Brother Vip Kosova” për vizitën.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.
Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.
Faleminderit për vizitën! /InLajmi/