Këtë të diel qytetarët në Mal të Zi do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri, transmeton InLajmi.
Analistët parashikojnë se zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi nuk do të nxjerrin një fitues të qartë dhe se presidenti aktual Milo Gjukanoviq, 61 vjeçar, do të përballet me një nga disa sfidues në një balotazh pas 2 javësh.
Në zgjedhje marrin pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq, Frontit Demokratik Andrija Mandiq, Demokrati Aleksa Beçiq dhe ai nga “Mali i Zi i Bashkuar” Goran Daniloviq, shkruan AP.
Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00. Ndërsa të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë. /InLajmi/