Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i degës së kësaj partie në Gjakovë është zgjedhur Shefqet Shehu, përcjell InLajmi.
Nga kjo parti njoftuan se Shehu u zgjodh kryetar me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Njoftimi i plotë i degës së LDK-së në Gjakovë:
Sot, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së LDK-së në Gjakovë.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kryetar i ri i degës u zgjodh Shefqet Shehu. Gjithashtu u votua edhe për kryesinë e degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror të LDK-së.
Punimet në këtë kuvend i monitoroi nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. /InLajmi/