Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur pas takimit që u mbajt në Ohër, përcjell InLajmi.
Kurti përmes një postimi në Twitter njoftoi se në Ohër është arritur aneksi për zbatimin e marrëveshjes bazë.
Ai theksoi se Serbia ishte ajo që e shmangu nënshkrimin e marrëveshjes sikurse në Bruksel, mirëpo kësaj radhe edhe aneksin e saj.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë. Serbia – njëjtë sikur në takimin e fundit në Bruksel – shmangu nënshkrimin e marrëveshjes, dhe tash aneksin. Është në dorë të BE-së të gjejë një mekanizëm ta bëjë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme. Ne erdhën në Ohër me qëllime të mira dhe e dëshmuam mirëbesimin në takimet e djeshme. E falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell, emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak për angazhimin e paepur dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen”, ka shkruar Kurti. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1637355201798479873