Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas marrëveshjes që u arrit të shtunën në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell InLajmi.
Bajqinovci ka treguar “të mirat” e kësaj marrëveshje, duke thënë se marrëveshja e shkrin fusnotën, e zhbën Zajdenicën e vitit 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues.
Sipas tij, kjo marrëveshje i hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Për më tepër, Bajqinovci thotë se kjo marrëveshje nuk ia plotëson dëshirën opozitës.
Postimi i plotë i tij:
Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve. /InLajmi/