Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill ka reaguar pas dakordimit në mes Kurtit dhe Vuçiqit për marrëveshjet e lehtësuara nga BE-ja, përcjell InLajmi.
Hill tha se Serbia me arritjen e këtij dakordimi ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje.
Më tej ai shtoi se mbetet më shumë punë Serbisë dhe SHBA do ti përkrahë në çdo hap shtet.
Postimi i plotë i tij:
Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës /InLajmi/