Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të diele qëndroi në Llap ku u takua me strukturat e kësaj partie, përcjell InLajmi.
Kjo vizitë e Abdixhikut erdhi pasi dega e kësaj partie në këtë qytet shënon 33 vjetorin e themelimit.
Ai tha se në nderim të së shkuarës partia e tij do ta bëjë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit Llap, fole e Lidhjes sonë, për një pritje të përzemërt e pjesëmarrje të lartë në shënim të 33 vjetorit të themelimit të Degës në Podujevë. Jeni gjithëherë shtyllë mbështetëse e veprimit tonë politik.
Mes veprimtarëve themeltarë, mes bartësve të kohërave të ndryshme, mes gjeneratave të reja politike, shënuam një rrugëtim të gjatë e me përplot arritje. Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen. Për LDK-në dhe Kosovën pa dallim! /InLajmi/