Pak më herët është bërë e ditur se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka shkuar në pauzë.
Sipas analistit Ylli Hoxha në Debat Plus tha se kjo tregon se takimi ka arritur në një qorrsokak, duke theksuar se ka indikacione se gjërat në takim janë duke shkuar drejt “vlimit”.
“Kam indikacione se gjërat janë duke shkuar kah vlimi. Por, mendoj që vetë ndalja e takimit dhe takimet tash bilaterale në mes njërës palë dhe ndërmjetësve ka nevojë për ndërhyrje, tregon që kemi arritur në qorrsokak”, ka thënë Hoxha.