Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimeve të gjata në Ohër ka thënë se nuk kanë nënshkruar asgjë, por se kanë arritur “njëfar” marrëveshje, shkruan InLajmi.
Në një deklarim para mediave, Vuçiqi është shprehur i lumtur për këtë, ndërsa ka thënë se për Serbinë është shumë me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Për neve është me rëndësi formimi i Asociacionit dhe në perputhje me marrëveshjet e arritura më parë. Jam i kënaqur në këtë drejtim, ende flitet për te pagjeturit, por varet se si plani i implementimit përpunohet edhe më tutje.
E di se do thuhet se s’kam nënshkruar asgjë dhe ashtu është, por 2 palët kemi vendosur pikat e kuqe. Nuk besoj se ka qenë nje ditë dëm, por një ditë e gjatë. Nesër do t’u prezantojmë qytetarëve serbë atë çfarë kemi arritur”.
Tutje, ai pohoi se do të formohet një komision që të monitorojë krijimin e Asociacionit./InLajmi/