Një burrë është vrarë me armë zjarri në një hotel në lagjen Arbëria në Prishtinë të shtunën teksa 2 të tjerë janë plagosur me thikë, shkruan InLajmi.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në orën 13:20, teksa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.
Rastin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa 2 persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, tha Ahmeti./InLajmi/