Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Qendra për trajtimin e qenve endacakë të kryeqytetit është afër finalizimit, përcjell InLajmi.
Ai ka vizituar ndërtimet e objektit dhe ka bërë të ditur se objekti është në fazën finale të punimeve.
Rama tha se me përfundimin e këtij objekti të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e kryeqytetit do të trajtohen, vaksinohen dhe kastrohen në këtë qendër.
Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se do të fillohet ndërtimi i Parkut të Kafshëve me një sipërfaqe prej 10 hektarëve, objekt ky që do të ndërtohet në fshatin Slivovë dhe do të ketë fokus qentë me dhe pa pronar.
Ai gjithashtu shtoi se Ndërtimi i këtij parku është në fazë përgatitore për realizimin e tij.
Postimi i plotë i tij:
Qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit.
Objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.
Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.
Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë.
Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij./InLajmi/