Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kështu ka bërë të ditur ekipi nga RTV Dukagjini që është duke raportuar në Ohër.
Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve.
Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Ndërsa, pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Dukagjini.
Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.