Takimet 2-palëshe të zyrtarëve evropiane me liderët e Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë përfunduar teksa pritet të fillojë takimi trepalësh
Takimet 2-palëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfunduan.
Takimi i përbashkët pritet të nisë së shpejti, shkruan Dukagjini.
Në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.