Një tempull budist në Tajlandë ofron për vizitorët një pamje spektakulare. Ai është strehë e mbi një mijë statujave të budës, që të gjitha nga ari. Tempulli quhet Phuttha Utthayan Makha Bucha Anusorn, apo në shqip “Parku memorial dedikuar Budizmit”.
Në total atje janë 1 mijë e 250 statuja religjioze, gjatësia e të cilave arrin së paku një metër.
Statujat nga ari në këtë park janë pjesë e provincës e cila quhet Nakhon Nayok.
Në video shohim skulptura në fushë të gjerë. të paraqitura duke iu lutur figurës së madhe, Budës, e cila është e gjatë mbi 12 metra.
Parku Memorial dedikuar Budës në Tajlandë u ndërtua në vitin 2012. Ai rrethohet nga lisa, male dhe ujëvara e cila quhet Sarika. Ai është i hapur për vizitorët filluar nga ora 8 në mëngjes e deri në orën 18, shkruan Kult Plus.
Me fjalë të tjera, ky park është ndër më të famshmit për turistë në provincën Nakhon Nayok.