Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
Sipas një komunikate për medie, Kurti dhe Escobar kanë diskutuar për takimin e sotëm në Ohër, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim, shkruan Tëvë1
“Folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takimKryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të SHBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në komunikatë.