Presidenti serb ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi 2-palësh po mbahet në vilën “Biljana”, ndërsa më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas orës 12:15 pritet takimi 3-palësh i Vuçiqit, Kurtit dhe përfaqësuesve evropianë, shkruan Front Online.
Mysafirët i priti në Ohër presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili pas pjesës protokollare i vizitoi gazetarët dhe kaloi një kohë të shkurtër në një bisedë joformale me ta.





















