• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 28 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Biden: Putin ka kryer krime, mirëpres erdhër arrestin!

V E nga V E
18 March 2023
në KRYESORE
0 0
0
Biden- Rusisë për sulmin në Ukrainë: Bota do të ju mbajë përgjegjëse për vdekjet e njerëzve!
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Presidenti rus Vladimir Putin ka kryer krime lufte dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për të, ishte i justifikuar.

Të premten Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi se kishte lëshuar një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte, për shkak të dyshimeve për përfshirje në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Gjykata tha në një deklaratë se Putini “dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës së dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe atë të transferimit të paligjshëm të fëmijëve nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse”.

Ajo lëshoi një urdhër arrest të premten edhe për arrestimin e Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, për akuza të ngjashme.

Vendimet u dënuan menjëherë nga Moska dhe u mirëpritën nga Ukraina, e cila i konsideroi ato si një përparim të madh. Megjithatë, pasojat praktike të këtyre vendimeve mund të jenë të vogla.

Ndonëse Gjykata Penale Ndërkombëtare ka paditur udhëheqës botërorë më parë, kjo është hera e parë që ajo lëshon një urdhër arrest kundër udhëheqësit të njërit prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shanset për një gjykim të ndonjë rusi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale mbeten jashtëzakonisht të vogla, pasi Moska nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, një qëndrim të cilin ajo e riafirmoi me forcë të premten.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këmbënguli se Rusia nuk e njeh Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe i konsideron vendimet e saj “ligjërisht të pavlefshme”. Ai shtoi se Rusia e konsideron masën e gjykatës një “sjellje të ashpër dhe të papranueshme”.

“Në përputhje me rrethanat, çdo vendim i këtij lloji është i pavlefshëm për Federatën Ruse nga pikëpamja ligjore”, tha zëdhënësi Peskov.

Zoti Peskov refuzoi të komentonte kur u pyet nëse presidenti Putin do të shmangte udhëtimet në vendet ku ai mund të arrestohej me urdhër të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Por presidenti i gjykatës, Piotr Hofmanski, i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo gjykatë “ka juridiksion për krimet e kryera në një territor ose shtet që e ka pranuar juridiksionin e saj”. Ukraina nuk është anëtare por e ka pranuar juridiksionin e gjykatës.

“Ukraina e ka pranuar juridiksionin e Gjykatës në vitin 2014 dhe përsëri në vitin 2015. 43 shtete ia kanë referuar gjendjen në Ukrainë gjykatës, që do të thotë se zyrtarisht kanë aktivizuar juridisksionin e saj. Më lejoni të theksoj se Gjykata ka juridiksion ndaj krimeve të kryera nga kushdo në territorin e Ukrainës që nga nëntori 2013”, tha ai nga Haga.

Zoti Hofmanski thotë se sipas Statutit të Romës është e mundur dhe madje është detyrim ligjor për vendet anëtare që të bashkëpunojnë me gjykatën gjë që “përfshin edhe zbatimin e fletë-arresteve”.

Por ndërsa gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kanë lëshuar urdhër-arrestet, zbatimi i tyre është në dorën e komunitetit ndërkombëtar. Gjykata nuk ka forcë të saj policore për të zbatuar vendimet e saj.

Vetë zoti Hofmanski e pranon se zbatimi “varet nga bashkëpunimi i komunitetit ndërkombëtar.”

Zyrtarët ukrainas ishin të gëzuar me vendimin.

“Bota ndryshoi”, tha këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se “rrotat e drejtësisë po lëvizin” dhe shtoi se “kriminelët ndërkombëtarë do të mbahen përgjegjës për vjedhjen e fëmijëve dhe krime të tjera ndërkombëtare”.

Olga Lopatkina, një nënë ukrainase që luftoi për muaj të tërë për të rimarrë fëmijët e saj të birësuar që u deportuan në një institucion, të udhëhequr nga grupet pro-ruse, e mirëpriti lajmin për urdhër-arrestet. “Lajme te mira!” tha ajo në një shkëmbim mesazhesh me agjencinë e lajmeve Associated Press. “Të gjithë duhet të dënohen për krimet e tyre.”

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan e ka vizituar katër herë Ukrainën që nga hapja e një hetimi një vit më parë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se hetuesit konstatuan “baza të arsyeshme për të besuar se secili prej të dyshuarve mban përgjegjësi për krimet e luftës të deportimit të paligjshëm të popullsisë dhe të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës drejt Federatës Ruse, në dëm të fëmijëve ukrainas”.

Deklarata e gjykatës thotë se “ka baza të arsyeshme për të besuar se zoti Putin mbart përgjegjësi penale individuale” për rrëmbimet e fëmijëve “për kryerjen e këtyre veprave drejtpërsëdrejti, apo së bashku me të tjerë, me apo pa ndihmën e të tjerëve”, si dhe për faktin se nuk “ushtroi kontrollin e duhur ndaj vartësve civilë apo ushtarakë që i kryen këto akte”.

Pas vizitës së tij më të fundit këtë muaj, prokurori Khan tha se vizitoi një shtëpi kujdesi për fëmijët, të ndodhur vetëm 2 kilometra nga fronti në Ukrainën jugore.

“Vizatimet që vareshin në mure… flasin për një kontekst dashurie dhe mbështetjeje që dikur ekzistonte aty”, tha ai në një deklaratë. “Por kjo shtëpi ishte bosh, si rezultat i deportimit që dyshohet se u është bërë fëmijëve nga Ukraina drejt Federatës Ruse, apo transferimit të paligjshëm në pjesë të tjera të territoreve të pushtuara”.

“Siç i vura në dukje Këshillit të Sigurimit të OKB-së shtatorin e kaluar, këto akte të dyshuara po hetohen nga zyra ime si një prioritet. Fëmijët nuk mund të trajtohen si plaçkë lufte”, tha zoti Khan.

Dhe ndërsa Rusia i hodhi poshtë akuzat dhe urdhërat e gjykatës si të pavlera, të tjerë thanë se hapi i ndërmarrë nga gjykata do të ketë një ndikim të rëndësishëm.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka bërë Putinin një njeri në kërkim dhe ka ndërmarrë hapin e parë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që ka inkurajuar prej kohësh autorët e luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Balkees Jarrah, drejtues për drejtësinë ndërkombëtare në organizatën e të drejtave të njeriut Human Rights Watch. “Fletëmandatet japin një mesazh të qartë se dhënia e urdhërave për të kryer, apo për të toleruar, krime serioze ndaj civilëve mund të të çojnë në një qeli në Hagë”.

Zoti Crane, që ngriti akuzat ndaj Presidentit të Liberisë Charles Taylor 20 vite më parë për krimet në Sierra Leone, tha se diktatorët dhe tiranët në mbarë botën “janë tashmë të paralajmëruar se ata që bëjnë krime ndërkombëtare do të mbahen përgjegjës, përfshirë edhe kryetarët e shteteve”.

Charles Taylor përfundimisht u ndalua dhe u gjykua në një gjykatë speciale në Holandë. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 50 vjet burg.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe për qytetarët e Ukrainës”, tha profesor Crane në një koment me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press të premten.

Të enjten, një hetim i mbështetur nga OKB-ja përmendi sulmet ruse kundër civilëve në Ukrainë, duke përfshirë torturën sistematike dhe vrasjet në rajonet e pushtuara, ndër çështjet e mundshme që përbëjnë krime lufte dhe ndoshta krime kundër njerëzimit, shkruan VOA.

Sipas këtij hetimi gjithëpërfshirës, janë kryer krime kundër ukrainasve edhe në territorin rus, duke përfshirë fëmijët e dëbuar ukrainas, të cilët nuk u lejuan të ribashkoheshin me familjet e tyre, një sistem “filtrimi” që ka në shenjestër ndalimin e ukrainasve, ushtrimin e tortures ndaj tyre dhe kushte çnjerëzore paraburgimi.

Tags: Joe BidenRusiaUkrainaVladimir Putin
Postimi i mëparshëm

E mrekullueshme, mbërrijnë Flamingo në liqenin e Ohrit

Postimi tjetër

Borrell uron që peizashi magjepës i Ohrit të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje

Të ngjajshme Postime

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia
KRYESORE

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së
KRYESORE

Abdixhiku: Mosbashkëpunimi sot me VV-në, një nga vendimet më kombëtare të LDK-së

26 July 2025
Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Postimi tjetër
Borrell uron që peizashi magjepës i Ohrit të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje

Borrell uron që peizashi magjepës i Ohrit të krijojë atmosferën e bukur për marrëveshje

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu