Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se propozimi evropian nuk ka asgjë substanciale për Luginën e Preshvës.
Për atë ai ka thënë se nuk ka pritshmëri tek ky plan për çështjen e shqiptarëve në Luginë.
“Sa i përket Luginës së Preshevës, nuk ka diçka substanciale për neve. Në këtë draft ne si shqiptarë të Luginës nuk kemi qenë as implicit as eksplicit të cekur si minoritet dhe kështu që sa i përket shqiptarëve në Luginë, nuk kemi pritshmëri, i kemi zero. Nëse Lugina nuk është e përfshirë në këtë marrëveshje, është tradhëti politike kombëtare ndaj saj”.
Ndërsa sa i përket Kosovës, ai ka thënë se propozimi është i mirë vetëm nëse nuk do ta ketë Asociacionin brenda.
“Sa i përket Kosovës, shpresoj shumë që nuk e implikon në asnjë formë Asociacionin sepse kjo nuk është e mirë për Kosovën. Nëse nuk është Asociacioni, atëherë është një marrëveshje që me siguri faktori ndërkombëtar e konsideron si të mirë, por gjithsesi nëse nuk e ka Asociacionin brenda”, ka thënë Arifi në Tëvë 1.
“Nëse është Asociacioni brenda është një tradhti politike dhe dështim që Albin Kurti po ia bën votuesve të vet, 50 % që i ka pasë në zgjedhjet e fundit dhe aktivistëve që kanë dhënë gjak e kanë bë çmos për Vetëvendosjen”, ka deklaruar Arifi