Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar sot emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell InLajmi.
Ai ka treguar se me diplomatin amerikan ka diskutuar për takimin e sotëm në Ohër, për rëndësinë e jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit.
Ahmeti gjithashtu ka shprehur mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në të gjitha proceset paqebërese.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA-në vendin tonë, znj. Angela Aggeler.
Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit.
Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor./InLajmi/