Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 18 mars.
– 18 mars 1584 – Vdes Cari rus, Ivani i Tmerrshëm, themeluesi i Rusisë së Madhe dhe i njohur për pamëshirshmëri. Studiuesit pretendojnë se sipas të gjitha gjasave ai është helmuar.
– 18 mars 1915 – Rezistenca e ushtrisë osmane e udhëhequr nga Mustafa Qemali, përfundoi me fitore ndaj forcave aleate, të cilat kishin zbarkuar trupat e tyre në brigjet e Çanakalasë. Lufta e Çanakalasë është lufta mes ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Antantës që u zhvillua në det, tokë dhe ajër në vitin 1915 në gadishullin e Anadollit, Galipoli.
– 18 mars 1940 –Hitleri dhe Musolini takohen në Itali, ku kjo e fundit vendosi t’i bashkëngjitet Gjermanisë në luftë. Katër vite më vonë në po të njëjtën ditë Gjermania e filloi pushtimin e Hungarisë.
– 18 mars 1949 – Themelohet Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, e njohur shkurtimisht NATO.

– 18 mars 1962 – Mori fund gjenocidi francez në Algjeri. Krahas të gjitha përpjekjeve Franca nuk arriti të shtyp kryengritjen në Algjeri të filluar në vitin 1954. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën rreth 1 milionë e gjysmë algjerianë.
– 18 mars 1965 – Njeriu për herë të parë bëri shëtitje në hapësirë. Astronauti rus, Aleksey Leonov doli nga anija kozmike “Voskhod II” (Agimi) deri sa ishte në një lartësi 2 mijë e 177 kilometra dhe qëndroi për 20 minuta në zbrazëtirën e hapësirës. 12 minuta e 9 sekonda të kësaj kohe astronauti rus Leonov e kaloi “duke ecur”.
– 18 mars 1995 – Vdes aktori i famshëm i kinematografisë turke, Sadri Alisik.
– 18 mars 2010 – Filloi me transmetime kanali i radiotelevizionit publik të Turqisë