Anëtari i partisë politike NISMA, Zafir Berisha kritikoi kryeministrin, Albin Kurti për qasjen e tij qasjen e tij në dialogun me Serbinë, përcjell InLajmi.
Berisha e quajti Kurtin mashtrues e të pafytyrë madje ai nuk ka ngurruar që Kurtin ta quaj edhe hipokrit e gënjeshtarë.
Tutje ka shtuar ai se nëse Kurti gjatë gjithë kohës si opozitë paska rrejt, atëherë pyet Berisha, “cili është misioni i tij në jetën politike e institucionale të Kosovës?”.
Postimi i plotë i tij:
Çka pritet nga një i pafytyrë dhe mashtrues në takimin e Ohrit me Vuçiqin?
Reparacionet e luftës, fati i të pagjeturve nga lufta, kërkim falje për gjenocidin që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë, kthimin e arkivave nga Serbia të vjedhura gjatë luftës etj., janë kërkesa dhe preokupime që nuk i përmban marrëveshja me Serbinë të cilën Albini e ka pranuar!
Mos të harrojmë se këto kërkesa ishin disa nga kauzat mbi të cilat Albini ngriti karrierën e tij politike.
Nëse ky hipokrit ka rrejt gjatë gjithë kohës deri sa erdhi në pushtet, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: cili është qëllimi dhe misioni i tij në jetën politike dhe institucionale të Kosovës? /InLajmi/