Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e SHSKUK Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj vizitoi hapësirat e instituteve para-klinike për të parë nga afër realizimin e projektit që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë, përcjell InLajmi.
Në këtë projekt në vlerë të 654.000 eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.
Gjatë takimi ministri Vitia u njoftua me shërbimet që ofrohen në këto klinika si dhe premtoi se do të merren për bazë kërkesat për investime të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të shërbimeve sa më të mira.
Ky projekt ishte paraparë të realizohej në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për rritjen e kapaciteteve për Covid-19, e ku një prej aktivitetet ishte edhe ndërtimi i instituteve para-klinike. /InLajmi/