Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Isufi.
Isufi ka thënë se rreth orës 16:40 janë njoftuar që njëra prej këmbësoreve për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai, shkruan Lajmi.net
Kujtojmë se nga aksidenti në fjalë mbetën të lënduar 7 persona, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe viktima e parë.