• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
17 March 2023
në Politikë
0 0
0
Shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi
0
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç shpalli të premten, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për më 11 qershor të këtij viti.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar kushtetutës, nxori një dekret për shpërndarjen e parlamentit.

Zoti Gjukanoviç e mori vendimin pasi shumica e tanishme parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re apo të rindërtonte qeverinë ekzistuese të Dritan Abazoviçit, e cila humbi votëbesimin në gusht të vitit të kaluar.

Zoti Gjukanoviç tha në konferencën për shtyp se “të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë të shkaktuar nga papërgjegjësia e mazhorancës aktuale politike”.

Shumica parlamentare përbëhet nga Fronti Demokratik pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare, të cilat në zgjedhjet e gushtit 2020 e dërguan Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në opozitë pas më shumë se tre dekadash në pushtet.

Duke iu përgjigjur vendimit të zotit Gjukanoviç për shpërndarjen e parlamentit, deputetët e shumicës parlamentare kanë paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Deri atëherë ata kërkojnë që Gjykata të urdhërojë pezullimin e të gjitha veprimeve që rrjedhin nga dekreti i shpërbërjes.

Shumica parlamentare vlerësoi se dekreti i Gjukanoviçit përfaqësonte “një formë të arbitraritetit klasik individual”.

Edhe kryeministri Dritan Abazoviç, qeveria e cilit nuk mori votëbesiminnë gusht, beson se vendimi i Gjukanoviçit është jokushtetues.

“U bëj thirrje deputetëve që ta marrin në dorë çështjen e shkurtimit të mandatit të tyre”, tha Abazoviç në konferencën e sotme për media dhe i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të reagojë.

Të 2-ja vendimet janë marrë nga zoti Gjukanoviç dy ditë para zgjedhjeve presidenciale të së dielës me 19 mars, në të cilat ai është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Pas votës së mosbesimit ndaj qeverisë së zotit Abazoviç, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

Kjo nxiti parlamentin të ndryshonte Ligjin për Presidentin, duke i hequr atij disa kompetenca, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa patur nevojë për miratim nga presidenti. Komisioni i Venecias, e kritikoi ligjin si në shkelje të Kushtetutës, shkruan Gazeta Express.

Faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Tags: Dritan AbazoviçMali i ZiMilo Gjukanoviç
Postimi i mëparshëm

Artani merr biletë për të ndjekur finalen e “UEFA Champions League” në Stamboll

Postimi tjetër

Kurti: Do të kem konsideratë për marrëveshjet e arritura deri sot

Të ngjajshme Postime

Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi
Politikë

Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi

19 January 2026
Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor
Politikë

Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

14 January 2026
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Politikë

PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut

12 January 2026
Hasani: Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Osmanit, ndërkombëtarët i kërkojnë autonominë serbe që e pranoi
Politikë

Hasani: Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Osmanit, ndërkombëtarët i kërkojnë autonominë serbe që e pranoi

8 January 2026
Numërohen mbi 85% e votave me postë, prin VV-ja
Politikë

Numërohen mbi 85% e votave me postë, prin VV-ja

7 January 2026
Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend
Politikë

Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend

6 January 2026
Postimi tjetër
Kurti: Do të kem konsideratë për marrëveshjet e arritura deri sot

Kurti: Do të kem konsideratë për marrëveshjet e arritura deri sot

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu