Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka shpërndarë parlamentin.
Vendimi i Gjukanoviqit vjen pasi i mandatuari për formimin e qeverisë së re, Miodrag Lekiq nuk arriti të formonte shumicën brenda afatit.
Edhe Dritan Abazoviq tentoi sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë FD dhe Demokratët, por për këtë nuk pati përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër, shkruan Vijesti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit, transmeton EuroNews.Albania.
Ndërkaq, më 19 mars në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë mes tyre edhe presidenti aktual Milo Gjukanoviq.