Analisti Halil Matoshi në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, që po mbahet live nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, para gazetarit Kushtrim Sadiku ka komentuar edhe pozicionin e Kryeministrit Rama në raport me takimin e nesërm Kurti-Vuçiq duke thënë se Rama ka qenë i përfshirë ma herët por edhe nuk e di se çka ka me ba me atë “Open Ballkan-in” e tij dhe Vuçiqit.
“Unë po shoh se “Open Ballkan-it” po i vihet dryri dhe po fillon një epokë krejtësisht tjetër, në bazë të vullnetit të të gjithëve dhe jo në bazë të vullnetit të më të fuqishmeve apo atyre që thirren si të tillë”, ka thënë Matoshi, shkruan Gazeta10
Ai në fund ka thënë se me rëndesi për Kosovën është që po përfshihet Amerika dhe më pak kanë mundësi të tjerët.