Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike të premten me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, përcjell InLajmi.
Kurti ka bërë të ditur se në këtë bisedë janë diskutuar rëndësia e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë.
Ai gjithashtu shtoi se Kosova është e përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi.
Postimi i plotë i tij:
Me të ardhur në Ohër, para bisedimeve të nesërme, zhvillova një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Chollet. Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimet euro-atlantike dhe sigurinë. Theksova që ne jemi të përkushtuar për ta bërë të nesërmen ditë suksesi./InLajmi/