Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Evropian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në mes Kosovës e Serbisë, përfshirë Asociacionin.
Kurti tha se një gjë e tillë është dakorduar edhe në takimin e 27 shkurtit, përkatësisht në nenin 10 të marrëveshjes ku thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri sot, shkruan Alsat.M
“Por, s’jam për që nga 39 marrëveshje, të vendoset njëra në krye sepse ato marrëveshje s’kanë hierarki vlerore e as hierarki logjike. Nuk i përjashtoj asnjërën prej tyre, por konsideroj se nuk është e drejt të imponohet një marrëveshje e vetme si më e rëndësishmja”.