Ish zëvendës-drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Vlora Hyseni u propozua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar, përcjell InLajmi.
Lajmi u bë i ditur nga vet kryeministri Rama i cili tha se eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.
Postimi i plotë i tij:
Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar. /InLajmi/