Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Projektligji për Rregullimin e çmimit të barnave, ishte propozuar një vit më herët nga partia e tij, por që nuk ishte përkrahur nga mazhoranca.
E pikërisht për këtë, thotë se një Projektligj i tillë është i mirëseardhur, pasi sipas tij keqpërdorimet me çmimet e barnave kanë qenë të shumta.
“Është një brengë sepse përveç çmimeve tjera, pra edhe çmimet e barnave janë rritur, është një fatkeqësi që edhe ka vazhduar blerja e barnave me çmime të shtrenjta, 200-300 % më shtrenjtë”, u shpreh Haxhiu, shkruan EO
Ndonëse e kanë përkrahur në parim në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu e quan Projektligj të dobët dhe favorizim për oligarkët e mëdhenj.