Njëra prej finalisteve të Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, është suprizuar në finalen e madhe të shtëpisë më të madhe në vend nga familja e saj, shkruan InLajmi.
Ajo nga miqtë, shoqëria dhe familja në Finlandë ka marrë një videomesazh, duke i dëshiruar fitore.
Xhuli, mbështetëse në atë video e pati edhe këngëtaren Big Mama, e cila këndoi për banoren.
Përveç këtij videomesazhi, Xhulin e ka surprizuar edhe prania e Vëllait të saj, Valonit, duke i dhuruar një unazë në emër të familjes me shkrimin me domethënie ‘’Gjithçka Kalon’’.
Përveç kësaj për periudhë 1 vjeçare Xhuli do të jetë imazh i kompanisë së Miellit ‘’Finnesa’’.
Xhuli është emocionuar tej mase nga kjo befasi, tashmë përveç 3 banorëve që janë surprizuar ka ngelur surpriza e pazbuluar ende për Stresin dhe Vedatin./InLajmi/