Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica, ndërsa dita kryeisht stabile me rritje të lehta të temperaturave të cilat do të lëvizin nga -2 ajo minimale deri në 10 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Shqipëria shumë më shumë rreze diellore, ndërsa viset tjera vranësira të shpeshta lokale, megjithatë moti do të ketë tendencë kthjellimi në tërë rajonin, shkruan Meteo Ballkan.
Për fundjavë na pret mot pranveror, por mëngjesi i së shtunës do të jetë i ftohtë në zonat kontinentale dhe në shumë rajone edhe me acar. Gjatë ditës rritje rapide të temperaturave. Rritje më e ndjeshme e temperaturave do të ketë të dielen