Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka thënë se takimi i 18 marsit ndërmejt kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të sjellë të këqija për Kosovën.
Shala tha se Kurti nuk duhet ta nënshkruaj marrëveshjen në Ohër.
“Takimi Ohrit për neve është një takim i cili shënon një hap para për me kthye Kosovën disa hapa mbrapa. Meqenëse në atë takim pritet që me ra dakord Serbia dhe Kosova për me fillu fazat e impelemnimit të planit evropian i cili brenda atyre pikave ka pika problematike që e minojnë shtetësinë e Kosovën. Ky takim do të sjell të këqija për Kosovën dhe Kurti pavarësisht deklarimeve të tij, për neve është shumë e qartë, mbase kryeministri nuk duhet ta nënshkruaj këtë marrëveshje. Shqetësimi i PSD-së, është te neni 7, neni 10 dhe te preambula e planit”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Sipas tij, nënshkrim nuk do të ketë, por do të ketë dakordim mes Kosovës dhe Serbisë në Oher.