• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse Arifi nuk e nënshkroi deklaratën ku kërkohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
16 March 2023
në Kosovë
0 0
0
Pse Arifi nuk e nënshkroi deklaratën ku kërkohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës?
0
SHPERNDARJE
27
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë kërkuar përmes një deklarate të përbashkët.

Ata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t’i japin mbështetje këtij parimi fisnik, që mbështetet në traditën liberale të shteteve demokratike në kontinentin tonë.

Përmes kësaj deklarate të përbashkët, ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Kjo deklaratë nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.

Lidhur me mosnënshkrimin e këtij dokumenti, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka renditur arsyet.

Sipas tij, ky dokument është bërë vetëm për konsum të brendshëm politik, dhe se dhjetëra dokumente të tilla i janë dërguar edhe më parë Qeverisë së Kosovës.

“Numër një në parim ne jemi plotësisht dakord sepse nuk është diçka e re ky dokument, numër 2 ky dokument në njëfarë lloj forme zhvlerëson dokumentet e mëhershme sepse ka dhjetëra dokumente që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që 3 dekada ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës, kjo edhe është arsyeja kryesore që unë nuk kam marrë pjesë në nënshkrimin e atij dokumenti”, ka thënë Arifi.

Arifi ka shtuar se dokumenti në fjalë përmban edhe gabime teknike dhe nuk ka një adresë të saktë se kujt i drejtohet.

Kryetari i Preshevës akuzon se deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi po e përdorë këtë për konsum politik për të zhvendosur vëmendjen nga rasti i vjedhjes së 2 milionë eurove që i kishte dhuruar Qeveria e Kosovës për Luginën.

“Zhvlerësimi i dokumenteve të mëhershme nga ky dokument i cili ka edhe gabime teknike, nuk ka adresë të saktë , nëse ky dokument u dorëzohet ndërkombëtarëve është vetëm në gjuhën shqipe, i përngjanë dokumenteve të mëhershme që një intelektual nip i Shapi Kamberit i ka marrë edhe i ka vendosur si tekst, kjo është prejardhja e këtij dokumenti dhe pastaj mos harroni se partia e Shaip Kamberit është presion publik në Luginë të Preshevës për shkak të hajnisë së 2 milionë eurove të Republikës së Kosovës, që tani është temë në Luginë të Preshevës dhe në këtë formë ky dokument është përdorur plotësisht për konsum politik, dhe kjo është arsyeja pse unë edhe një parti tjetër nuk e kemi nënshkruar këtë dokument”, ka thënë Arifi.

I pari i Preshevës ka drejtuar akuza edhe ndaj Ragmi Mustafit, duke thënë se në pozitën aktuale në të cilën ai ndodhet është vendosur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Një nga nënshkruesit është edhe Ragmi Mustafi i cili aty figuron si kryetar i Këshillit Nacional, por ai nuk është kryetar i atij këshilli atë e ka vendosur Bërnabiq për ta udhëhequr përkohësisht organin e dhunshëm të Këshillit Nacional, dhe kjo ka qenë edhe një arsye shtesë që ky dokument të përdoret për konsum të brendshëm politik”, tha ndër të tjera Arifi.

Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë kërkuar ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në pikën e tretë ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”.

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

Ata gjithashtu kanë deklaruar se e dënojnë shlyerjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që përkohësisht jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike diskriminuese dhe kthimin e të drejtave të mohuara të këtyre familjeve shqiptare, shkruan Telegrafi.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të 3 komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja

 

Tags: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Luginë të PreshevësPreshevaShqiprim Arifi
Postimi i mëparshëm

Ministria e Kulturës: Fillon restaurimi i kishës “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj

Postimi tjetër

Shqipe Mjekiqi e konfirmon largimin nga LDK

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri
Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Postimi tjetër
Mjekiqi: LDK do të punojë që procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE të avancojë

Shqipe Mjekiqi e konfirmon largimin nga LDK

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu