Kaia Gerber njihet për stilin e saj minimalist, por që bie gjithmonë në sy.
Ajo u fotografua në Los Angeles me një xhaketë të zezë të gjerë dhe pantallona në ngjyrë të njëjtë.
Kaia e kombinoi kostumin me një palë atlete Adidas Samba.
Për të qëndruar te stili i saj minimalist, ajo preferoi një çantë lëkure të zezë me detaje gold. Grimi minimalist, flokët me onde të lehta dhe kaq, shkruan Anabel Magazine.
Kaia ka qenë gjithmonë adhuruese e garderobës së thjeshtë. Vitin e kaluar, ajo bashkëpunoi me Zara-n për një koleksion prej më shumë se 30 elementë (veshje, këpucë, aksesorë) që supozohet të jenë thelbësore për çdo njeri.