Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se të enjten janë ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë arritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, përcjell InLajmi.
Murati tha se kjo masë ka subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e pare, me përmbushjen e kësaj mase është shënuar kompletimi i të gjitha masave të Pakos për përballje me Inflacionin.
Ai shtoi se Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe sa e tanishmja që është zbatuar nga qeveria Kurti.
Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur, përfundoi Murati.
Postimi i plotë i tij:
Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.
Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë.
Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur!/InLajmi/