Ministria e Kulturës ka njoftuar se ka filluar restaurimin e kishës Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Kjo kishë është aset i trashëgimisë kulturore.
Kisha është ndërtuar një shekull më parë dhe tani ajo po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejtë do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët.
Postimi i plotë i tij:
Kanë filluar punimet restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj👷🏽⛪
Restaurimet në asete të trashëgimisë kulturore po ecin me ritëm te shpejtë. Filluam punimet në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, në Kishën Katolike të qytetit.
E ndërtuar një shekull më parë, kisha tani po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejtë do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët. /InLajmi/