Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar vizitën 2-ditore në qytetin e Strasburgut, i mirëpritur nga diaspora shqiptare atje, përcjell InLajmi.
Kurti tha se me takimin e ngrohtë me mërgatën nga gjithsej 5 shtete të BE-së bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agon Bajrami, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmetin si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovdeputetët e Kuvendit të Kosovës u zhvilluan gjithsej 11 takime zyrtare.
Ai tha se në këto vizita takuan 26 eurodeputetë, 30 ambasadorë të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe me presidenten e institucionit parlamentar, Roberta Metsola.
Prezantuam punën, arritjet reformat dhe planet tona, Evropa është kontinenti ynë, fati dhe synimi ynë, përfundoj kryeministri i Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Me takimin e ngrohtë e të përzemërt me mërgatën tonë nga gjithsej pesë shtete të Bashkimit Evropian që orbitojnë qytetin e Strasburgut, e përfundova vizitën dhe qëndrimin dyditor atje.
Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, këshilltarët e zëvendëskryeministrit të parë, Curri dhe Gricourt, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilluam gjithsej 11 takime zyrtare. Takuam 26 eurodeputetë, nga katër grupet më të mëdha politike të Parlamentit Evropian. U mirëpritëm nga Presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Morëm pjesë në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kurse mbrëmë, bashkëbiseduam me mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës në pritjen e organizuar nga ata.
Prezantuam punën tonë, arritjet, reformat dhe planet. Morëm vlerësime pozitive për qeverisjen dyvjeçare dhe mbështetje për aplikimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Evropa është kontinenti ynë. Bashkimi Evropian është fati ynë. Ai synim i hershëm. Orientim vleror. Angazhim i përditshëm. I përbashkët./InLajmi/