Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përcjell InLajmi.
Kurti ka falënderuar Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme.
“Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, tha Kurti.
Ndryshe, ky takim i paraprin atij të nivelit të lartë që do të mbahet në Ohër. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1636320045902057472?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1636320045902057472%7Ctwgr%5E59b9367d4e9e049f671d952a6fd5d1bbcfb496a5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fkurti-bisedon-me-sarrazin-thote-se-i-shprehu-perkushtimin-per-dialogun%2F