Ulja e temperaturave gjatë natës është shoqëruar me reshje bore në zonat malore në qarkun e Korçës.
Rrugët nacionale janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet normalisht.
Vështirësi për qarkullimin e mjeteve ka pasur gjatë mëngjesit në Qafën e Qarrit në aksin Korçë-Ersekë për shkak të prezencës së akullit, shkruan Abc.News.
Në Dardhë, trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm ndërsa segmenti turistik është i hapur dhe i qarkullueshëm normalisht.