Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar aksion të gjerë në vend, ku ka hasur në 7 barnatore ilaçe të kontrabanduara, kështu duke konfiskuar mbi 2,500 produkte, nga vetëm këto 7 barnatore.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Inspektorati Farmaceutik.
Sipas Inspektoratit, ka edhe të arrestuar nga ky aksion, por që policia ende nuk ka dhënë informata zyrtare.
Aksioni është ekzekutuar nga Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me forcat e rendit.