Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, përcjell InLajmi.
Mehaj njoftoi se në këtë takim diskutuan rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë.
Tutje ka shtuar Mehaj se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me shtetet partnere në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë së shtetit.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik, sot takova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikojmë t’i realizojmë në të ardhmen.
Mbesim të përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere me qëllim të ngritjes së kapaciteteve tona profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë. /InLajmi/