Një parajsë plot dritë dhe e gjelbër që e cilëson veten si një “destinacion në vetvete”, Aeroporti Changi i Singaporit është renditur nga Skytrax si një nga aeroportet më të mira në botë, transmeton InLajmi.
Skytrax, një faqe për shqyrtim dhe renditje e aeroporteve më të mira, përpilon listën e saj duke anketuar udhëtarët nga e gjithë bota dhe duke u kërkuar atyre të vlerësojnë të gjithë përvojën e tyre.
Aeroporti Changi i Singaporit kryesonte më parë listën e Skytrax për 8 vjet me radhë, por në vitin 2021 dhe 2022 kjo ndryshoi për shkak të pandemisë Covid-19.
Miller thotë se aeroporti Changi “ofron diçka për të gjithë” dhe sugjeron se është një “motor kyç” i popullaritetit të tij të vazhdueshëm, shkruan CNN.
Aeroporti i Changit përfshin një fontanë spektakolare 40 metra të lartë, një kopsht fluturash dhe një kinema IMAX, për të mos përmendur më shumë se 280 dyqane për të kaluar kohën gjatë pritjes aty. /InLajmi/