Një person është zhdukur që nga e diela në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12 mars viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Prishtinë 14.03.2023 – 21:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se me datën 12.03.2023 viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e tij. Rasti nën hetime. /InLajmi/